Ekskluzive/ Fondet e IPARD do zhbllokohen në vitin 2025! Zv.ministri për Report Tv: Skema kombëtare këtë vit do të arrijë në 54 mln usd

28 Mars, 13:49 | Përditesimi i fundit: 2024-03-28 14:42:57

Bashkimi Evropian do të zhbllokojë fondet për fermerët shqiptarë në vitin 2025, të pezulluara për shkak të një hetimi nga Brukseli. Lajmi u dha në Report TV nga zëvendësministri i Bujqësisë Dhimitër Kote, i cili tha se skema IPARD III do të jetë funksionale vitin e ardhshme. Më tej Kote ka sqaruar edhe procedurat për të aplikuar dhe përfituar nga Skema Kombëtare e këtij viti që do të arrijë në vlerën 54 milionë euro