Ekskluzive/ Hyseni u pyet për lidhjet me Agasin: Bashkëpunëtor i SHISH! Qindra komunikime në duart e SPAK: O shpirt...do ia hedhim! Të dhëna sekrete në makinën e biznesmenit, diktonte informacionet që i duheshin

23 Shtator, 16:34 | Përditesimi: 23 Shtator, 16:34

Drejtoresha e SHISH u mor në pyetje nga SPAK 4 ditë para se të lëshohej urdhërarresti. Ajo ka pretenduar se Ergys Agasi ishte bashkëpunëtor i SHISH, por SPAK thotë se ka prova që vërtetojnë se ai merrte dhe diktonte informacionin që i duhej. Komunikimet Agasi-Hyseni bëheshin në Signal. SPAK: Për të ashtuquajturin bashkëpunëtor, Kreu i SHISH nuk ka vënë në dijeni asnjë nga instancat qoftë dhe paralele apo brenda institucionit.

E.H/Shqiptarja.com