Ekskluzive/ Konfirmohet blofi i Aleancës për Teatrin, edhe pse e shpërndau për mediat para 3 ditëve ende nuk ka asnjë padi në SPAK për ambasadorin Soreca

14 Korrik 2021, 12:23

Edhe pse 3 ditë më parë Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit tha se dorëzoi në SPASK një kallëzim për ambasadorin e BE, Luigi Soreca, ky kallëzim nuk është dorëzuar ende në këtë institucion. Burime ekskluzive nga SPAK për Report Tv bëjnë më dije nuk ka padi kundër Sorecës. Blofi i përfaqësuesve të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit u paralajmërua nga shqiptarja.com që të hënën. Soreca nuk mund të hetohet se mbrohet nga imuniteti diplomatik.