EKSKLUZIVE/ ‘Krenar që garova për Shqipërinë’, mundësi nga Rusia që u shpall kampion bote me ngjyrat kuqezi: Nderova ata që më mbështetën

21 Shtator 2022, 14:04 | Përditesimi i fundit: 2022-09-21 14:04:18

Zelimkhan Abakarov, mundësi rus që u shpall kampion bote me flamurin shqiptar, thotë për ‘Report TV’ se është krenar që garoi vendin tonë. Ai thotë se Shqipëria i krijoi mundësitë për të garuar në këto nivele, ndërsa presidenti i federatës së mundjes Sait Prizreni thotë se Abakarov e meriton të pritet nga përfaqësuesit e shtetit ashtu siç ndodhi me Luiza Gegën dhe Florian Markun.