Ekskluzive/ Krim mjedisor në bregdetin shqiptar, anija e mallrave shkarkon vajin e djegur e shmang tarifat e asgjësimit! Prokuroria nis hetimet (PAMJET)

15 Qershor 2021, 12:22 | Përditesimi i fundit: 2021-06-15 17:15:44

Report Tv denoncon përmes pamjeve ekskluzive, një krim mjedisor pranë bregdetit shqiptar. Për të shmangur kostot e asgjësimit portual, një anije mallrash ka shkarkuar në det vajin e djegur. Pas denoncimit, erdhi reagimi i menjëhershëm i Prokurorisë së Durrësit, e cila nisi hetimet për të identifikuar dhe ndëshkuar autorin e një krimi me një dëm sa mjedisor edhe për turizmin detar.