Ekskluzive/ Në prag të 'betejës' për titullin kampion, Florian Marku: Para 70 mijë tifozëve në Londër me kostum kombëtar, do bëj krenar të gjithë shqiptarët

18 Shtator 2021, 16:28

“Për mua s’ka jetë për momentin, për mua ka vetëm stërvitje, përgatitje. 3-4 muajt e fundit i kam kaluar larg familjes, njerzve të dashur, bashkëshortes time. Kjo vetëm e vetëm për t’u përgatitur,”-shprehet Florian Marku.

Me datë 25 shtator, në stadiumin e Tottenham-it në Londër boksieri Florian Marku do kërkojë titullin e parë në karrierë në kategorinë Ëelterëeight. 28-vjeçari shqiptar nga Lushnja, por që me origjinë është nga Kosova, do të përballet me ukrainasin Maxim Prodan, që në karrierën e tij numëron 20 ndeshje, 19 fitore dhe 1 barazim. Ndeshja që do të luhet para 70 mijë tifozëve vlen për titullin IBF.