EKSKLUZIVE/ Nëna e 7-vjeçarit që humbi jetën nga shpërthimi në Gërdec: Vendimi i GJKKO i turpshëm, gjykatësi është kërcënuar! E zhgënjyer nga drejtësia e re

27 Korrik 2021, 14:28

Kur kanë kaluar 13 vite nga shpërthimi në Gërdec,  Zamira Durda nuk e ka marrë ende përgjigjen pse djali i saj i vogël, vetëm 7-vjeç Erisoni ka vdekur, pasi nuk e pranon që ishte një 'aksident teknologjik' dhe fajtorët edhe sot enden të lirë pa i hyrë “asnjë gjemb në këmbë”. Këtë e ka shndërruar në mision jete, e ndërsa sot është më e zhgënjyer se kurrë nga drejtësia e re, tek e cila shpresonte shumë. GJKKO refuzoi kërkesën e SPAK për të rihapur hetimet për Fatmir Mediun, ministër i mbrojtjes asokohe kur shpërtheu Gërdeci.