Ekskluzive/ Skandal në drejtësi, lirohet nga qelia 'koka' e grupit të Avdylajve dhe 3 të hetuar në dosjen 339, shkak kalimi i afateve të paraburgimit

26 Korrik 2021, 23:13

Report Tv mëson ekskluzivisht se është liruar nga qelia Astrit Avdylaj së bashku me 3 anëtarë të tjerë të grupit. Shkak është bërë kalimi i afateve të paraburgimit. Sipas ligjit duhen 12 muaj paraburgim deri në dhënien e vendimit. Deri sot kanë kaluar 14 muaj dhe ende nuk është dhene vendimi i shkallës së parë për Astrit Avdylajn e 3 te tjerë të hetuar si pjesë e grupit Volvo 4 të dosjes 339.

Gjykata ka caktuar masen e sigurisë arrest shtëpie për ata me mbikëqyrje policore 24 ore tek dera. Kryesuese e trupës është Iirjana Olldashi ndërsa relatorë Sokol Pine dhe Erion Bani. Te pandehurit janë Astrit Avdyli, Jasin Kala, Fatos Llavdiu të tre të poceduar në kuadër të dosjes 339.