Ekskluzive/ U ‘dogj’ nga dekriminalizimi, Kajmakut do i paguhen rrogat për 4 vite nga Bashkia Vorë dhe Këshilli i Qarkut! Fiton edhe 30 mijë € dëmshpërblim nga KQZ

4 Korrik, 15:51 | Përditesimi: 4 Korrik, 15:51

Agim Kajmaku, ish-kryetari i PS në bashkinë Vorë, ka fituar betejën financiare me institucionet, 6 vite pasi u shkarkua si i prekur nga ligji i dekriminalizimit. Bashkia e Vorës dhe Këshilli i Qarkut Tiranë detyrohet t’i paguajnë Kajmakut të gjitjha pagat e një mandati 4 vjeçar. Ndërsa, KQZ detyrohet të paguajë 30 mijë euro dëmshpërblim. Gjykata: KQZ tejkaloi kompetencën, shkarkimi pa vendim të formës së prerë. 

r.k./Shqiptarja.com