Report TV ka siguruar dosjen e plotë të Prokurorisë së Posaçme për ngarjen e ndodhur në korrik të vitit 2020 ne Elbasan ku më urdhër të Erion Alibejt u ekzekutuan Emiljano Ramazani dhe Regis Runaj. Organizator i vrasjes ishte Nuredin Dumani ndërsa në dosjen e SPAK thuhet se Erjon Alibej sa ishte në liri kishte krijuar dyshime se njëri prej personave që kishte pas organizuar vrasjen e vëllait të tij Endritit, xhaxhait Andreas dhe turkut Erdal Durunay, në Bradashesh ishte pikërisht Nuredin Dumani.
Elio Bitri një i njohur i përbashkët mes Erjon Alibejt dhe Nuredin Dumanit e kishte vënë në dijeni të fundit për dyshimet që Erjon Alibej kishte ndaj tij. Në fillim të vitin 2020 Nuredin Dumani, me ndërmjetësinë e Elio Bitrit vendosi të shkonte ta takonte vetë Erjon Alibej tek shtëpia e tij, për t'i thënë se në kohën e ndodhjes së ngjarjes ndaj vëllait e xhaxhait të tij, kishte qenë në burg në Francë dhe për këtë kishte dhe fletëdaljen nga burgu, të cilën edhe ia tregoi dhe Erjon Alibej dhe ky i fundit hoqi dyshimin ndaj tij.













