Pasi u publikua lajmi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës po zhvillojnë bisedime me shumë vende për të strehuar përkohësisht afganët që kanë punuar me forcat amerikane në Afganistan, lajmi për plane konkrete për zhvendosjen e tyre është konfirmuar për Report Tv nga vetë NATO.
Një zyrtar i NATO-s i tha Report Tv sot se disa vende në mënyrë individuale kanë bërë plane dhe se aleanca po punon ngushtë me ta për këtë qëllim. Në përgjigje thuhet se Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s është në kontakt me qeveritë aleate për këtë çështje pasi ata që ndihmuan misionin e aleancën kanë vënë edhe jetën në rrezik.















