Eksodi/ Gerd Kaceli rrëfen si u arratis para 30 vitesh drejt Italisë: Eksperiencë e dhimbshme dhe unike! Momenti i zbritjes nga anija emocional, prekëm ëndrrën për europën

8 Gusht 2021, 16:54 | Përditesimi: 8 Gusht 2021, 16:54

30 vjet pasi së bashku me 20 mijë shqiptarë rrëmbyeu anijet e ankoruara në portin e Durrësit për të ndërmarrë një udhëtim të panjohur drejt lirisë, Gerd Kaceli rrëfen në Report TV eksperiencën e tij drejt asaj që ai e quan "prekje të ëndrrës europiane".

Tridhjetë vjet më vonë kur shumëkush thjesht ka lexuar dhe dëgjuar për këtë ngjarje historike, e cila shënoi jo pak fundin e diktaturës dhe fillimin e periudhës së tranzicionit, Kaceli e rrëfen me të njëjtin emocion që përjetoi atë ditë kur vendosi që së bashku me 3 shokë të linte kryeqytetin.  Për të është një eksperiencë e dhimbshme por dhe shumë e veçantë. Ndonëse ai thotë se jetonte në kushte të mira, vendosi të largohej pasi Shqipëria në atë kohë ishte bërë e pajetueshme.

LR/Shqiptarja.com