30 vjet pasi së bashku me 20 mijë shqiptarë rrëmbyen anijet e ankoruara në portin e Durrësit për të ndërmarrë një udhëtim të panjohur drejt lirisë, Gert Kaceli rrëfen në Report TV eksperiencën e tij drejt asaj që ai e quan "prekje të ëndrrës europiane".
Tridhjetë vjet më vonë kur shumëkush thjesht ka lexuar dhe dëgjuar për këtë ngjarje historike, e cila shënoi jo pak fundin e diktaturës dhe fillimin e periudhës së tranzicionit, Kaceli e rrëfen me të njëjtin emocion, që përjetoi atë ditë kur vendosi që së bashku me 3 shokë të linte kryeqytetin. Për të është një eksperiencë e dhimbshme por dhe shumë e veçantë. Ndonëse ai thotë se jetonte në kushte të mira, vendosi të largohen pasi Shqipëria në atë kohë ishte bërë e pajetueshme.















