Eksodi i shqiptarëve përmes qeramikave, artisti italian Nicola Genco instalacion në Bunk'Art 1! 'Promenade', një shëtitje mes kujtimesh të 8 gushtit 1991

8 Gusht 2021, 22:38 | Përditesimi i fundit: 2021-08-09 16:46:47

Ambientet e Bunk'Art 1 janë freskuar me vepër të re arti. Pikërisht artisti puljez Nicola Genco ka krijuar këtë instalacion që lidhet me historinë e 30 viteve më parë, kur anija “Vlora” mbërriti në brigjet e Barit me 20 mijë shqiptarë, që vinin nga ana tjetër e Adriatikut.