Eksodi i 'yjeve' nga Europa, Verrati dhe Mane të rradhës që nuk u rezistojnë milionave të Arabisë Saudite! Mbappe dhe Martinez nuk thyhen

27 Korrik 2023, 15:34

Eksodi drejt Arabisë Saudite nuk ka të ndalur. Një sërë ‘yjesh’ të tjerë përfshirë Marco Verratin dhe Sedio Mane-n nuk i kanë rezistuar milionave të sheikëve. Megjithatë edhe rastet e kundërta nuk mungojnë, pasi Mbappe i ka thënë jo një oferte prej 700 milionë eurosh në sezon.