Eksperti ligjor për Report Tv: Ndryshimet Kushtetuese me referendum, partitë i shohin si mënyra për të marrë pushtetin! Vettingu i politikanëve? Duhet, por propozimet e PD jo korrekte

2 Nëntor 2021, 14:36 | Përditesimi i fundit: 2021-11-02 18:49:01

Konstitucionalisti Sokol Hazizaj është shprehur në mënyrë kategorike kundër ndryshimeve kushtetuese, por dhe në rast se ato duhet të ndodhin duhet të bëhen me referendum. Në një intervistë për Report TV, Hazizaj tha se ndryshimet kushtetuese shihen nga të gjitha subjektet politike vetëm si një mënyrë për të ardhur në pushtet. Duke iu referuar ndryshimeve kushtetuese për Reformën Zgjedhore dhe asaj Territoriale të PD, eksperti ligjor Hazizaj tha se ata synojnë ndryshimin e zonave zgjedhore që do të sjellë parashikimin e  rezultatit të zgjedhjeve.

"Kam konstatuar në mënyrë të përhershme që prej 2008 -2020 kodi zgjedhor që rregullon në themel procesin zgjedhor ka ndryshuar në mënyrë vijuese për më tepër se 4 herë. Kjo do të thotë se partitë politike e shikojnë kodin zgjedhor si instrument për të ardhur në pushtet. Për këtë më vjen keq se anashkalohet vota e qytetarëve dhe të manipulohet vota e tyre. Unë nuk jam i pirur që të mirëpres ndryshimet e kodin zgjedhor çdo dy vite pasi edhe ndryshimet e mëparshme kanë dhënë të njëjtin rezultat dhe është tjetërsuar vota e qytetarëve. Ndryshimet e propozuara në Kodin Zgjedhor synojnë edhe ndryshime kushtetuese. Por ndryshimet kushtetuese duhet të jenë të rezervuara dhe serioze dhe se duhet të kalojnë me referendum. Mesa kam kuptuar duan të rikthejnë koalicionet, duan të rikthejnë zona zgjedhore, pasi duke ndryshuar ato parashikohet dhe rezultati, fitoren e njërit dhe humbjen e tjetrit, dhe së treti duke ndryshuar zonat zgjedhore do të vij kërkesa edhe për riformatimin  e KQZ", tha Hazizaj.