Eksperti në Report TV: Në Shqipëri nuk ka krizë energjetike, por kolaps menaxhimi! Na mungojnë rezervat, ndaj detyrohemi të importojmë duke marrë kredi

16 Mars 2022, 14:23 | Përditesimi i fundit: 2022-03-16 22:43:32

Eksperti i energjisë, Eduart Elezi tha në Report Tv se në Shqipëri nuk ka krizë energjetike, por bën keqmenaxhim të sektorit duke e çuar në kolaps.

Ai tha se konsumi i të gjithë abonentëve të tarifuar në vend për një vit është afërsisht 5.5 terravat, ndërsa në vitin 2021 Shqipëria prodhoi 9 terravat, duke sqaruar se pjesa tjetër është shitur në treg me çmim shumë të lirë.