Eksperti rrugor: Personat që kapen duke përdorur telefonin në timon t’u hiqet patenta përgjithmonë! Avokati Duraj: Jo masa drastike, duhet edukim qytetar

22 Mars 2023, 14:14 | Përditesimi i fundit: 2023-03-22 20:48:28

Eksperti rrugor Gëzim Hoxha në një intervistë për emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ në Report Tv propozon që personat të cilët kapen duke përdorur telefonin në timon duhet tu hiqet patenta përgjithmonë. Hoxhaj u shpreh se përdorimi i celularit të bllokon trurin dhe është i barabartë me pirjen e alkoolit