Eksperti shpjegon në studion e Report Tv materialin që u dogj si ‘kashtë’ në pallatin 10-katësh

15 Shtator 2023, 11:52

Bledar Bajrami kreu i Sindikatës së Zjarrfikëseve, në studion e Report Tv ka shpjeguar përbërjen e produktin termoizolues, me të cilin ishte veshur pallati 10 katësh që u përfshi nga flakët një ditë më parë në Tiranë. Bajrami tha se materiali ishte rrethuar nga jashtë me llamarinë e se uji nuk depërtonte dot që të fikte materialin termoizolues që digjej. Sipas ekspertit materiali kishte nënprodukt nafte.