Gazetari italian dhe kuratori i muzeut Bunk'Art, Carlo Bollino, pati fjalën hapëse në inaugurimin e ekspozitës “Besa”, e cila në fokus ka 12 histori mbresëlënëse, të strehimit dhe shpëtimit të jetës së hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri.
Bollino tha se shpëtimi i mijëra hebrenjeve nga shqiptarët gjatë regjimit nazist është një pjesë e dalluar e historisë së vendit tonë. Duke theksuar përkushtimin në ngritjen e ekspozitës "Besa", Bollino tha se aktivitete të tilla dhe muzetë në përgjithësi duhet të kurohen në mënyrë sa më të kujdesshme për të përcjellë ndët breza dhe vizitorë historinë e vërtetë pa deformime.
"Unë jam Carlo Bollino gazetar italian, kurator i muzeut të Bunk’Art. Këtu sot me nder për të kujtuar këtë ditë të jashtëzakonshme kemi nderin të kemi në sallë 7 përfaqësues të atyre familjeve, që para 60 viteve kanë shpëtuar hebrejtë nga nazistët. Ata vetë janë nderuar edhe si Nderi i Kombit nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë. Ky episod ka qenë i jashtëzakonshëm për Shqipërinë. Në historinë në përgjithësi.
Unë si kurator i një muze kam bindjen se një muzeu duhet të kujtojë gjithmonë historinë, ndonjë herë për të mësuar gabimet e bëra, ndonjë herëpër të marrë shembujt e mirë nga historia. Mos harrojmë që hebrejtë që janë shpëtuar nga shqiptarët që kanë shpëtuar nga regjimi nazist ishin pothuajse emigrantë të ardhur nga vendet fqinje ku regjimi nazist atje i ka persekutuar dhe ka kryer masakër. Janë strehuar dhe mbrojtur në emër të një fjale që quhet besa, e cila është aktuale dhe sot. Fjala besa mund të përkthehet në shumë gjuhë të huaj jo vetëm shqip, sot kemi shumë emigrantë të tjerë që lëvizin nëpër botë për të gjetur mikpritje e shqiptarëve. Unë ju falënderoj dhe njëherë për prezencë dhe tani fjalën e ka zoti Edi Rama",- tha Bollino ndër të tjera.



















