Ekspozita e qilimave, mbështetje për gratë dhe artizanatin! Punishtja dhe galeria e ngritur mbi prona të konfiskuara

5 Gusht, 16:06 | Përditesimi: 5 Gusht, 16:06

"Thurja e Qilimave” është ekspozita artizanale e çelur në ambientet e “Publik Galeri” në Tiranë. E organizuar nga sipërmarrja sociale “Tradita Ime Artizanale”, me mbështetjen e Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, ekspozita do të qëndrojë e hapur gjatë gjithë muajit gusht, duke promovuar traditën e thurjes së qilimave.

E.H/Shqiptarja.com