Ekspozita e rrallë me skicat e ish-oficerit austriak, arkivuesi Pjetër Logoreci: Për të njohur shqiptarët duhet të jetosh me ta

16 Nëntor 2021, 16:54

SHKODËR- 22 skica të Leopold Forstner, artistit austriak që njihej dhe si bashkëpunëtor i artistit Gustav Klimt janë ekspozuar për herë të parë në bibliotekën "Marin Barleti" të Shkodrës.

Iniciativa erdhi nga atdhetari dhe arkivuesi Pjetër Logoreci i cili në arkivat e Vjenës gjeti këto skica të cilat artisti i kishte realizuar në Shkodër. Ato përmbajnë shtëpi karakteristike, arkitekturë dhe figura të shquara të Shkodrës së viteve 1917- 1918.