Ekspozohen vepra të pazbuluara të Guri Madhit, mes tyre abstraksione e nudo të ndaluara në diktaturë

8 Mars 2023, 13:34

“Vepra në letër” të punuara me laps, pastel, vaj, akuarel a miks, 53 krijime të piktorit Guri Madhi, u ekspozuan mbrëmjen e sotme në Galerinë e Artit Tiranë, disa prej tyre të pazbuluara më herët. Portrete, momente nga Lufta, peizazhe( të fshatit, nga Kosova etj.), çaste nga përditshmëria, ku nuk mungojnë as nudot (kryesisht nudo burri) të realizuara gjatë viteve ‘50 të periudhës akademike, apo abstraksionet e një dekade më vonë.