Ekzekutimet mafioze, eksperti i sigurisë për Report Tv: Konfliktet lindin jashtë dhe importohen këtu, po vriten familjarë të pafajshëm për hakmarrje! Shtëpitë e barit drejtohen nga grupe të fuqishme

3 Qershor 2021, 13:09

Eksperti i sigurisë, Ervin Karamuça në një intervistë për Report Tv tha se shumica e ngjarjeve të rënda kanë nisur jashtë Shqipërisë, ndërsa importohet këtu dhe shkaktojnë viktima për shkak të strukturave më të dobëta policore dhe hetueseve. Karamuça tha se kriminelët po godasin familjarët e pafajshëm për hakmarrje. Një tjetër fenomen që njeh rritje në vendin tonë janë edhe 'shtëpitë e barit' që duket se janë zhvendosur nga Londra drejt Tiranës dhe qyteteve të tjera të vendit.