Ekzekutimi i Behar Sofisë, GJKKO dënon me nga 30 vite burg 4 të akuzuarit! 7 vite për të penduarit e drejtësisë Ernejt Shytin

24 Janar, 17:17

Gjykata e Posaçme ka dënuar me 127 vite burg 5 të pandehurit e akuzuar për vrasjen e biznesmenit 66 vjeçar Behar Sofia. Për 4 nga të arrestuarit gjykata vendosi ti dënojë me  nga 30 vite burg ndërsa për bashkëpunëtorin e drejtësisë, që është njëkohëshit edhe ekzekutori u  dha dënimi me 7 vite.