Ekzekutimi i biznesmenit në Shëngjin, autori dyshohet vrasës me pagesë, erdhi me motor nga Shkodra! U largua pa lënë gjurmë, ‘u zhduk’ në Gjadër

20 Prill 2023, 12:07 | Përditesimi i fundit: 2023-04-20 16:09:52

Ekzekutimi i biznesmenit dhe Anëtarit të Këshillit Bashkiak të Lezhës Ardian Nikulaj një ditë më parë në Shëngjin, vijon të mbetet pa autor. Që prej momentit të ngjarjes janë shoqëruar dhe marrë në pyetje disa persona, por deklarimet e tyre nuk e kanë ndihmuar grupin hetimor për të rënë në gjurmët e autorit.