Ekzekutimi i Iljaz Çalit te kthesa e Rinasit, familjarët drejtuan gishtin te borxhliu që kishte marrë 1 mln euro, dëshmia e tij: S'kam lidhje me vrasjen, i kam vetëm 350 mijë euro

5 Prill 2022, 12:19 | Përditesimi i fundit: 2022-04-05 15:11:09

10 persona janë marrë në pyetje nga policia për vrasjen e 37 vjeçarit Iljaz Çali ndërsa nuk ka ende asnjë autor për ngjarjen. Në pyetje është marrë edhe 50 vjeçari Rr.D për të cilin familjarët thonë se i ka 1 milionë euro borxh. Ai pranon se i ka 350 mijë euro borxh pasi i kishte marrë minierën e kromit në Bulqizë por thotë se s’ka lidhje me vrasjen.