Ekzekutimi i ish policit në Laç ende pa autor! Vrasësit e maskuar me kapele dhe maskë, e vështirë të identifikohen nga kamerat e sigurisë

2 Nëntor 2021, 11:53 | Përditesimi i fundit: 2021-11-02 11:54:47

Ekzekutimi i ish-efektivit të policisë Xhelal Reçi, një ditë më parë në Laç vijon të mbetet pa autor. Përgjatë 24 orëve policia ka shoqëruar dhe marrë në pyetje mbi 15 persona të dyshuar që mund të kenë dijeni rreth krimit, por dëshmia e tyre nuk e ka ndihmuar grupin hetimor për të shkuar në gjurmët e autoreve.

Gjithashtu forcat speciale kanë ushtruar kontrolle në disa zona të Kurbinit, por pa arritur të gjejnë atentatorët apo dhe armen e krimit. Pista kryesore e hetimeve është përqendruar tek konfliktet të djalit të Xhelal Reçit, Besnikut të cilit ju bë atentat me armë zjarri në gusht të vitit 2020, por fatmirësisht arriti të shpëtojë pa marrë lëndime. Konfliktet e tij po kalojnë në siten e hetuesve me qëllim identifikimin e autoreve.