Ekzekutimi në qendër të Sukthit/ 48-vjeçari lidhje me bosin e drogës në Durrës! Dyshohet se ishte përfshirë në disa ngjarje kriminale me porosi të Xhevdet Troplinit

22 Maj 2022, 20:54

Arben Mërkuri, 48-vjeçari që u ekzekutua të mërkurën e 18 majit në Sukth dyshohet të ketë pasur lidhje me një tjetër personash të njohur të botës së krimit në qytetin e Durrësit. Bëhet fjalë për Xhevdet Troplinin, një emër të njohur nga policia dhe organet e tjera të drejtësisë, i cili njihet edhe me pse pseudonimin “Poja”.