Ekzekutohet me plumb në gojë 32-vjeçari në Shkodër, i zhdukur para 3 ditësh, i dënuar më parë

17 Maj 2021, 16:49

#reportTV #lajmeshqip #lajme Në anë të një shkurreje, i ekzekutuar me 6 plumba dhe i mbuluar nga balta. Ky ishte fundi i 32-vjeçarit Endri Mustafa, një emër i njohur në Shkodër si person me precedentë penalë dhe i lidhur me grupe kriminale të qytetit. I riu, baba i tre fëmijëve, është ekzekutuar në mënyrë makabre, ku është qëlluar me 1 plumb në gojë, 2 në kokë dhe 3 në gjoks. Nga këqyrja e trupit dyshohet se fillimisht ai është dhunuar dhe më pas është qëlluar me armë zjarri. Mustafa u gjet i ekzekutuar në zonën e Livadheve në Shkodrë, 3 ditë pasi familja e tij kishte denoncuar zhdukjen. Ai ka qenë i arrestuar më parë dhe i dënuar për plagosje, njihej si pjesë e grupit të Astmer Bilalit në Shkodër. Trupi është gjetur rreth orës 9:00 të mëngjesit të sotëm.Ai ka qenë i arrestuar më parë pas një operacioni të policisë së Shkodrës, ku është sekuestruar një arsenal i madh armësh. Në këtë operacion Mustafa është vënë në pranga së bashku me pjesëtarë të tjerë të grupit të Astmer Bilalit. Gjithashtu Endri Mustafa është i dënuar më parë për plagosje dhe i arrestuar për fajde dhe grabitje.