Ekzekutohet me plumb në kokë brenda në makinë i riu në fshatin Babicë të Vlorës! Dyshohet se u nxor në pritë, trupi i pajetë u gjet nga banorët e zonës

21 Gusht 2021, 10:21 | Përditesimi: 21 Gusht 2021, 10:21

Një i ri është ekzekutuar me armë zjarri në fshatin Babicë të Vlorës. Viktima, rreth 25 vjeç, identiteti i të cilit nuk bëhet ende me dije, u gjet i vdekur nga policia mëngjesin e sotëm, rreth orës 07: 35, në një makinë tip 'fiat punto' me targa TR 3437 R, në aksin Vlorë-Babicë.

Ai është qëlluar 3 herë, por një plumb e ka kapur në kokë, që i ka shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Sikurse mund të shihet edhe nga pamjet, i riu është ekzekutuar në një rrugë fshati, ku ka shumë pak lëvizje.

KT/Shqiptarja.com