Ekzekutohet në Belgjikë Bledar Muça, mik i ngushtë i Florenc Çapjas në Elbasan

23 Janar 2022, 18:44 | Përditesimi: 23 Janar 2022, 19:23

Bledar Muça është ekzekutuar mbrëmjen e djeshme në Belgjikë. Ai njihet si mik i ngushtë i Florenc Çapjas në Elbasan. Burime për Report Tv konfirmojnë se ai është ekzekutuar ditën e djeshme brenda makinës së tij. Ndërkohë që në mediat belge raportohet për ekzekutimin e një personi rreth të 40-ve para banesës.

Vrasja e të riut, që dyshohet se është Bledar Muça, është ekzekutuar  me armë zjarri në provincën Antëerp të Belgjikës, ndërsa sipas autoriteteve ekzekutimi është kryer nga vrasës me pagesë për larje hesapesh. Ngjarja ka ndodhur në orën 23:00 të së shtunës, ku autorët e armatosur e kanë pritur në rrugë Muçën përpara pallatit ku jetonte dhe më pas kanë shtënë ndaj tij. Ai është qëlluar brenda makinë së tij, ndërsa dy autorët janë larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.

KT/Shqiptarja.com