Ekzekutoi gruan sapo doli nga gjykata në Elbasan, arrest në burg për burrin ish-polic

8 Maj 2021, 12:35

ELBASAN- Gjykata e Elbasanit vendosi arrest me burg për 58-vjeçarin Koço Buzo i cili dy ditë më parë  ekzekutoi  bashkëshorten e tij Liljana Buzo në prezencë të djalit, pasi kjo e fundit doli nga gjykata në seancën e divorcit. Pasi dëgjoi pretencën e prokurorit Petref Asllani, gjykatësi Bujar Musta duke vlerësuar ngjarjen e rëndë, vendosi që ta linte 58-vjeçarin në burg.