Basha mbërrin në SPAK, do t'u japë 'llogari' prokurorëve belg për deklaratat për dosjen e 3.4 milionë eurove në ‘Toyota Yaris’! Hetuesit e huaj prej 3 ditësh në Tiranë

10 Shkurt 2022, 11:38 | Përditesimi i fundit: 2022-02-10 17:13:11

Belgjika nuk heq dorë nga zbardhja e dosjes "Toyota Yaris", ku u kapën 3.4 milionë euro në Durrës. Burime për Report TV konfirmojnë se prokurorët belg kanë kërkuar të marrin në pyetje Lulzim Bashën, i cili ka shkuar pasditen e sotme për të dëshmuar në SPAK. Pjesë e hetimeve është edhe pastrimi i parave në Shqipëri të një grupi kriminal të trafikut të drogës, ku dyshohet se janë të përfshirë edhe zyrtarë.