Elbasan, çatitë me material kancerogjen në lagjen ‘Kala’! Kryeinspektori: Pronarët 20 ditë afat për heqjen e eternitit

28 Mars 2023, 15:21

Në lagjen muzeale të kalasë së Elbasanit, disa godina të vjetra janë të mbuluara me eternit, një material i dëmshëm për shëndetin e banorëve që kanë shtëpitë pranë godinave të braktisura. Kryeinspektori i Mjedisit tha se nuk mund të ndërhyjnë por ka lajmëruar pronarët të heqin vetë eternitin brenda 20 ditësh