Elbasan/ Digjet një ‘Benz’ në lagjen '5 Maji', dyshohet e qëllimshme! Dëmtohen dhe 2 makina të parkuara pranë

24 Shkurt 2023, 12:00 | Përditesimi i fundit: 2023-02-24 13:31:02

Një automjet është djegur në Elbasan gjatë orëve të para të mëngjesit. Si pasojë e zjarrit janë dëmtuar edhe dy makina të parkuara.  Ngjarja është regjistruar në orën 03:00 në lagjen ‘5 Maji’ dhe dyshohet se zjarrëvënia ka qenë e qëllimshme. Mjeti tip ‘Benz’ që është djegur rezulton në pronësi të Dritan Turanit.