Elbasan/ Ekzekutohet me silenciator 41 vjeçari në makinë në sy të gruas! Vite më parë iu vra vëllai dhe kushëriri, lidhja me 2 vrasjet e bujshme të korrikut 2020!

11 Maj 2021, 22:00 | Përditesimi: 11 Maj 2021, 22:36

Një 41-vjeçar është ekzekutuar mbrëmjen e sotme në sy të gruas së tij në makinë në lagjen "Skëndërbej" në Elbasan. Viktima është identifikuar si Everest Çaka, teksa si pasojë e të shtënave me armë ka mbetur e plagosur në dorë gruaja e tij. Në vendin ku është kryer ekzekutimi të vetmet kamera sigurie janë të një shtëpie 150 metra larg vendit të ngjarjes, teksa zona përreth është errësirë.

r.k./Shqiptarja.com