Elbasan, gjendet një granatë dore në rrugë nga qytetarët, forcat xheniere drejt vendngjarjes

2 Gusht 2021, 10:49 | Përditesimi: 2 Gusht 2021, 10:49

ELBASAN- Në qytetin e Elbasanit, qytetarët kanë gjetur ditën e sotme një granatë dore. Përkatësisht, kjo granatë është gjetur në lagjen lagjen "Brigada 17 Sulmuese".

Burime zyrtare për Report Tv bëjnë me dije se drejt vendit të ngjarjes janë nisur forcat xhiniere. Kane qenë kalimtarë ata që kanë njoftuar për granatën Ndërsa aktualisht Policia ka mbërritur dhe ka rrethuar vendin e ngjarjes.

r.k./Shqiptarja.com