Elbasan/ Goditen 4 grupe kriminale të trafikut të drogës: 45 të ndaluar, 7 në kërkim! Sekuestrohen 51 mln lekë, heroinë e kokainë! Në pranga dhe biznesmenë

29 Qershor 2023, 15:19

45 persona anëtarë të grupeve që shisnin drogë u arrestuan nga policia e Elbasanit e cila shpalli në kërkim 7 të dyshuar të tjerë. Aksioni u shtri në shtatë qytete ndërsa mes të arrestuarve është edhe Hekuran Gjeli i arrestuar më parë gjatë operacioneve për kapjen e anëtarëve të familjes Çapja.