Elbasan/ Invalidët në grevë urie: Paketa higjeno-sanitare na u hoq padrejtësisht, s’i përballojmë dot kostot e jetesës

26 Dhjetor 2022, 13:13

Një prej invalidëve që është futur në grevë urie në Elbasan, Andrea Qosja tha për Report Tv se me heqjen e paketës higjeno-sanitare nuk i përballojnë dot kushtet e jetesës. 16 mijë lekë i janë hequr, pjesë e paketës higjeno sanitare, ndërsa Qosja thotë se pjesën tjetër të kempit e çon për ilaçe. Ai thotë se e ka të pamundur të mbajë dy fëmijët, të cilët janë edhe në shkollë. Edhe ai i bën thirrje kryeministrit për t’iu dhënë një zgjidhje.