Elbasan/ Invalidët: U futëm në grevë se s’na dhanë zgjidhje, shërbimi social na gënjeu, Ministria Shëndetësisë s’na priti në takim

24 Dhjetor 2022, 11:24

Invalidët e Elbasanit janë futur në grevë pas vendimit të CMAP epror për t’iu hequr pagesën prej 16 mijë lek në muaj, pjesë e paketës higjeno-sanitare. Një prej invalidëve thotë për mediat se e morën këtë vendim pasi Shërbimi Social i ka gënjyer. Ai thotë se u kishin premtuar një takim në Ministrinë e Shëndetësisë, por nuk u pritën.