Gjykata e Elbasanit ka nxjerrë nga qelia 6 pedagogët e Universitetit ‘Aleksandër Xhuvani’, duke caktuar ndaj tyre masën e sigurisë detyrim paraqitje, ndërsa është lënë në burg sekseri, Gazmend Hodaj.
Gjykata ka caktuar detyrim paraqitje për pedagogët: Ornela Bilali, Zyhra Gripshi e Monika Hodaj, Adrian Shingjergjin, Beatriçe Ganin e Florinda Tarushën Ndërsa, pedagogia Edlira Gugu, është ende në kërkim.
Pedagogët u arrestuan më datë 1 nëntor, ku pas një hetimi disamujor organi i akuzës ka zbuluar se pedagogët vendosin nota kaluese kundrejt ryshfetit.