Elbasan Policia Rrugore ka rritur prezencën e saj në të gjitha akset rrugore interurbane, urbane dhe rurale, për të evidentuar dhe ndëshkuar shkelësit e Kodit Rrugor, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e parametrave të sigurisë rrugore. Kontrollet janë përqendruar në shpejtësisë tej normave të lejuara, drejtimin e automjeteve nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, drejtimin e motoçikletave pa leje drejtimi dhe pa kaskë mbrojtëse, mospërdorimin e rripit të sigurimit, përdorimin e telefonit gjatë drejtimit të mjetit, parakalimet e gabuara, mosrespektimin e përparësisë dhe të sinjalizimit rrugor, sjelljet jokorrekte në rrethrrotullime, si dhe në shkelje të tjera që janë burim aksidenti. Gjatë kontrolleve, në fundjavë, janë arrestuar në kushtet e flagrancës 7 drejtues mjetesh, pasi janë kapur nga shërbimet e Policisë Rrugore, në vende të ndryshme, duke drejtuar mjetet, në gjendje të dehur. Njëri nga të arrestuarit ka qenë edhe i papajisur me leje drejtimi. Po si rezultat i kontrolleve janë pezulluar 15 leje drejtimi. Gjithashtu janë vendosur 1066 masa administrative, nga këto: • 42 për mospërdorim të rripit të sigurimit; • 31 për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit; • 993 masa të tjera për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor. Kontrollet do të vijojnë në mënyrë të pandërprerë në të gjitha akset rrugore të qarkut Elbasan, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e parametrave të sigurisë rrugore. Policia Rrugore e Elbasanit apelon për gjithë drejtuesit e mjeteve dhe këmbësorët që të respektojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor.
Elbasan/ Policia Rrugore ka rritur prezencën e saj në të gjitha akset rrugore interurbane
Video të tjera
-
Dosja ‘Meta’/ Fatime Kryemadhi dhe Ema Çoku asnjë ditë burg, dënimi iu konvertohet në shërbim prove! Pirro Xhixho i pafajshëm, GJKKO nuk konfiskon vilën e nënës së Kryemadhit
26 Nëntor, 14:30 -
Aktivitetet kulturore/ ‘MiA Museum hap dyert sot në Tiranë! ‘Dokumentari Qazim Mulletti, ai i vërteti’ në kinemanë ‘Millennium’
26 Nëntor, 14:19 -
113-vjetori i Petro Markos në vendlindjen e shkrimtarit! Jeta e largoi nga vendlindja, por Dhërmiu mbeti në vepra
26 Nëntor, 13:42 -
Qarkullonte me pistoletë në makinë, arrestohet 27-vjeçari në Tiranë
26 Nëntor, 13:39 -
Bullizmi online, platforma e Europol 'Help4You' tashmë edhe në shqip! Kumbaro mesazh vajzave: Jo do të thotë jo! Demo thirrje nxënësve: Mbroni më të dobëtin
26 Nëntor, 13:28 -
114 vite nga ngritja e flamurit kuqezi në Tiranë, Bashkia nderon patriotët e kryeqytetit! Vorpsi: 26 nëntori, ditë krenarie dhe mirënjohjeje
26 Nëntor, 13:16 -
Konferenca e Investimeve BE–Ballkani Perëndimor në Tiranë, Sousa: Nuk jeni periferia e Europës, por e ardhmja e saj! Hoxha: Koha për të investuar është tani
26 Nëntor, 13:12 -
“Shqipëria në sytë e Bajronit”, koncert i Ansamblit Kombëtar në Skoci
26 Nëntor, 12:50 -
Përplasje në Kuvend/ Balla-Berishës: Partisë, t’i hash atë që nuk thuhet!
26 Nëntor, 12:07 -
Lokali në Karbunarë të Lushnjës përfshihet nga flakët, shkrumbohet totalisht!
26 Nëntor, 10:39 -
Nis Kuvendi/ Sot në seancë votohet ‘Buxheti 2027’ dhe ‘Paket Fiskale’, opozita 40 amendamente! Në rend dite edhe ndryshimet në ligjin për tubimet dhe gjobat ndaj protestuesve
26 Nëntor, 10:29 -
'Linjë elektrike në fshat në këmbim të votave për PSD', kryebashkiaku socialist i Vaut të Dejës, Kristian Shkreli në GJKKO! Sot jepet vendimi
26 Nëntor, 10:21 -
Moti i keq/ Dallgët deri në 7 ballë, Kapitenaria pezullon lundrimet e trageteve Vlora-Brindisi
26 Nëntor, 10:06 -
Transporti urban u pezullua për dy orë e gjysmë, qytetarët e Tiranës dynden në stacione! Autobusët të tejmbushur
26 Nëntor, 09:21 -
Kundër rritjes së TVSH-së 21%/ Transporti publik në protestë, autobusët 2 orë e gjysmë të pezulluar! Kaos në Tiranë, trafik i rënduar mjetesh
26 Nëntor, 09:18 -
Berat/ Aksident tragjik në Dimal, humb jetën 67-vjeçari! Makina me të cilën ai po udhëtonte përfundon e përmbysur në kanal
25 Nëntor, 21:16 -
Afera ‘Partizani’/ Ish-presidenti i klubit, Paro Laçi kërkon mbrojtje: Kam frikë nga Berisha dhe banda e tij, s’vij dot në Shqipëri! GJKKO vendos t’ia marrë dëshminë me letërporosi në Zvicër
25 Nëntor, 20:09 -
Vrasja e Santiago Malkos/ GJKKO e shpalli të pafajshëm, Apeli dënon Erlis Dukën me 28 vite burg! 211 vite në total për 8 anëtarët e grupit
25 Nëntor, 16:44 -
Protestuesja i kujton dhëndrrit të Berishës aferën ‘Partizani’ para derës së SPAK: Jep llogari për atë që je i përfshirë
25 Nëntor, 16:04 -
U plagos në sy gjatë protestës së 24 tetorit në Tiranë, Erjon Vishkulli dëshmon në Prokurorinë e kryeqytetit: Kërkoj drejtësi (VIDEO)
25 Nëntor, 15:48