Elbasan/ Prej 4 muajsh pa ujë të pijshëm, 90 famije, protestë para bashkisë: Të pezullohen punimet per HEC-in, ka tharë burimet natyrore

12 Tetor, 17:37 | Përditesimi: 12 Tetor, 17:37

Në Elbasan, 90 familje të fshatit Fushë-Buall janë prej 4 muajsh pa ujë të pijshëm, problematikë kjo që filloi sapo nisi ndërtimi i hidrocentralit nga "Egnatia Hydropower". Kanë bërë kërkesa të vazhdueshme por s’kanë marrë përgjigje, ndaj sot protestuan para Bashkisë. Kërkojnë të pezullohet leja për HEC-in derisa të zgjidhet problemi.

E.H/Shqiptarja.com