Elbasan/ U dëmtua nga tërmeti, shkolla e Treganit ende e ‘kyçur’! Prindër e nxënës në protestë: Jo më mësim me turne

9 Nëntor 2023, 08:22

Prej 3 ditësh nxënësit e shkollës 9-vjecare në fshatin Tregan të Elbasanit, kanë bojkotuar mësimin pasi shkolla e fshatit e dëmtuar nga tërmeti, prej katër vitesh  ende nuk është rikonstruktuar. Nxënësit detyrohen çdo ditë të shkojnë në shkollën e një fshati tjetër, ku mësimi bëhet në turnin e pasdites.