Elbasan/ Varrezat në dyert e shtëpisë, banorët në protestë! Bashkia: Banesa informale, projekti do zbatohet

26 Janar, 15:23 | Përditesimi: 26 Janar, 15:23

Në Elbasan, Bashkia ka nisur punën për zgjerimin e varrezave publike, por banorët e lagjes “Emin Matraxhiu” që kanë shtëpitë pranë kërkojnë ndryshimin e projektit. Bashkia iu përgjigj negativisht kërkesës së tyre, duke thënë se faji është i tyre pasi kanë ndërtuar në mënyrë informale, pranë varrezave publike të qytetit.

A.M/Shqiptarja.com