Elena Kocaqi me parti të re: Do vijmë me frymë të re! Këta krijuan kaos në 35 vite, nuk shkoj tek protestat e atyre që dogjën Shqipërinë dhe shkatërruan ekonominë

9 Tetor, 08:04

Historiania Elena Kocaqi do të krijojë një parti politike e cila do jetë pjesë e zgjedhjeve parlamentare të 2025-ës. Kocaqi ishte në Frontline Interview, ku theksoi për Marsela Karapançon se dy partitë kryesore kanë mbyllur dyert për intelektualët.

'Dy partitë e mëdhaja janë tepër të mbyllur për intelektuale për ata që e duan Shqipërinë që kanë  mundësi të kontribuojnë. Nuk lënë mundësi për të tjetër që kanë aftësi.'

Kocaqi shton se anëtarët e partisë së saj do jenë me qindra e mijëra ku në themel të saj do jenë kriteret meritokratike.