Eljan Tanini, surealizëm mbi një fabrikë

19 Maj 2020, 15:18

 

Veri Jug ka udhëtuar në qytetin liqenor të Pogradecit, në qytetin e dy gjigandëve të letrave shqipe, Lasgush Poradecit dhe Mitrushit Kutelit. Takim me poetin dhe piktorin modern Eljan Tanini. I cili, rrëfen mbi punën e tij artistike për realizimin e një tabloje gjigande në pikturë, në mbi 1400 metra katrorë, mbi fasadën e një ishfabrike industriale të braktisur në Gurin e Kuq, shumë pranë Pogradecit. Mbi tre javë punë voluminoze, ngjyra dielli dhe ngjyra toke, art abstrakt gjeometrik dhe simbole të veçanta dhe rruga artistike për vepra të reja të stilit surrealist. Eljan Tanini dhe historia e një vepre gjigande mbi fasadën e një ish fabrike.