Ema Andrea hap debatin: “Skena e pavarur përballë institucioneve, bashkëpunim apo izolim”

10 Korrik, 15:16

“Skena e pavarur përballë institucioneve, bashkëpunim apo izolim”, ishte kjo tema e bisedës së hapur në panelin e organizuar nga MEDIUMS në ditën e tretë të këtij festivali. Aktorë profesionistë dhe studentë biseduan mbrëmjen e djeshme për rreth dy orë me problematikat e artit në Shqipëri veçanërisht teatrit, sfidat e aktorëve të rinj dhe udhëtimi i mundimshëm drejt skenës. Producentja e festivalit MEDIUMS Ema Andrea foli për sfidat por edhe për guximin e munguar tek artistët e rinj.
 

    No videos found.