Ëmbëlsirë me petë sfoljatë nga zonja Albana

1 Prill 2022, 11:27

Ëmbëlsirë me petë sfoljatë

Përbërësit:

1 petë sfoljatë

200 gr gjizë pa kripë

2 lgj sheqer pluhur

50 gr copëza çokollate

Sheqer pluhur për dekor

Përgatitja:

Hapim petën sfoljatë. Shtrojmë gjizën ku kemi shtuar sheqerin, siper gjizës vendosim copëzat e çokollatës. E mbledhim petën role dhe e vendosim në furrë të parangrohur në temperaturën 200 gradë Celsius për 20 minuta.